Aplikacion
Bardheblutë kanë arritur që të fitojnë edhe në transfertën e Laçit duke e mbajtur diferencën në dy pikë me Partizanin.
Ish-futbollisti Mired Reçi, ishte i ftuar në “Ora Sport” që transmetohet në “RTV Ora”, ku foli për sezonin dhe rrugëtimin e Tiranës.
Gara për titull – “Tirana ka qenë më në vështirësi se Partizani në këto javët e fundit. Një ekip që kërkon titullin kampion, duhet të gjejë forcën e reagimit edhe me mungesa. Tirana ka Abazajn që luan me gjysmë këmbe. Abazaj po sakrifikon shumë, po rri aty se e di që nuk ka më lojtar tjetër, kë të fusin. Lushkja është i dëmtuar”.
Menaxhimi i ekipit – “Tirana po e menaxhon shumë grupin deri tani, Shehi ka bërë punë shumë të mirë edhe në anën psikologjike. Për t’u vlerësuar në këtë kampionat është se gara është e drejtë, nuk ka ekipe që kanë bërë tolerime apo pazare. Unë e pash ndeshjen e Tiranës në Laç, kishte Fair-Play dhe u luajt vetëm futboll, fitoi ekipi më i mirë”, tha Reçi. /zoom.al/