zoom

Politikë

Veliaj fiton Tiranën, diferencë të thellë votash me Belind Këllçin. Surprizë Arlind Qorri

Erion Veliaj është rikonfirmuar kryebashkiak i Tiranës për të tretin mandat radhazi.

Ai do jetë në krye të bashkisë për 4 vitet e ardhshme. Erion Veliaj siguroi një fitore të thellë prej 158 688 votash përkundrejt 100 351 votave të Belind Këlliçit, me një diferencë prej 58 337 votash.

Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë me 13 835 vota, la pas kandidatin e Partisë Demokratike zyrtare, Roland Bejko i cili ka siguruar 12 388 vota.

Marko Dajti numëron 2807 vota në total, ndërsa Lajla Përnaska 2104 vota.