zoom

Tech

Publikohet video e shumëpritur që do të ndryshojë rrjedhën në YouTube

Vlogeri i famshëm Mr.Beast, i njohur për videot e tij filantropike ka publikuar videon e tij të shumëpritur për të cilën tha se do të ndryshojë rrjedhën e kanalit YouTube.

Për këtë video, ai tha se ka shpenzuar gati 4,000 orë për ta edituar (pothuajse gjashtë muaj) si dhe miliona dollarë.

Këtu ai ka ndihmuar 1,000 njerëz nga vende të ndryshme të botës t’ua kthejë dëgjimin me një aparat që ka teknologjinë më të avancuar të dëgjimit me vlerë mbi 3 miliardë dollarë. Ndryshe prej pajisjeve të vjetra, kjo e reja analizon me të vërtet nevojat specifike të dëgjimit tek njerëzit.

Përveç se i ndihmoi ata ta fitojnë dëgjimin përsëri, Mr.Beast i shpërbleu ata edhe me mijëra dollarë si dhe me dhurata të ndryshme.

Një grua, në mesin e këtyre 1,000 njerëzve që nuk kishte dëgjuar mirë për 67 vjet, arriti ta fitonte dëgjimin falë atij aparati me teknologji të avancuar.

Një vajzë e re, nuk e kishte dëgjuar zërin e mamasë së saj për katër vjet.

Mr.Beast tha se gjithashtu do të dhurojë 100 mijë dollarë të tjera për organizatat rreth e rreth botës që po i mësojnë njerëzit gjuhën e shenjave. /Marrë nga Telegrafi.com