Aplikacion
Sipas mediave të huaja, policia lokale tha se persona të armatosur kishin qëlluar rreth dyqind plumba në makinën e tij.
Soto i kishte mbijetuar një prite të hershme tre javë më parë, kur autokolona me të cilën ai po udhëtonte u sulmua pranë qytetit të Mazatlán.
Shteti i Sinaloa është i njohur për dhunën e bandave me kartelin Sinaloa vdekjeprurës dhe të dhunshëm.
Sidoqoftë, nuk është ende e qartë se kush mund të ketë qenë pas sulmit të Soto.
Sekretari i sigurimit të shtetit të Sinaloa, Cristóbal Castañeda, tha se Soto po kthehej nga një udhëtim për të parë familjen e tij kur i zunë pritën.
Castañeda tha se Soto po udhëtonte me truprojat e tij por kishte vendosur të mbante një “profil të ulët” dhe udhëtoi me një “makinë diskrete” kur u sulmua.
Sulmi vjen dy muaj pasi persona të armatosur vranë 13 oficerë policie dhe agjentë nga zyra e prokurorit të shtetit në shtetin qendror të Meksikës.
Vitin e kaluar, më shumë se 500 oficerë policie u vranë në Meksikë, shumë prej të cilëve u shënjestruan nga bandat e fuqishme kriminale të vendit dhe kartelet e trafikut të drogës.