Aplikacion
Aktualisht “Special One” është në krye të Roma-s, por mund të largohet nga verdhekuqtë në rast se e mbyll sezonin me një trofe.
Për t’u finalizuar ky operacion mund të ndikojë edhe drejtori sportiv i PSG-së, Luis Campos, me të cilin portugezi ka punuar kur ata ishin në Real Madrid një dekadë më parë.
Roma është në çerekfinale të Europa League dhe pozicionohet në vendin e tretë në Serie A, megjithatë Mourinho shpesh ka deklaruar se kufizimet financiare të verdhekuqve e penalizojnë atë për të luftuar për titullin kampion dhe trofeun e Champions.
Por nëse ai pranon propozimin e PSG-së, do të ketë dorë të lirë për të operuar në merkato, pasi paratë nuk janë problem në Paris.
Dështimi në Champions ka bërë që klubi të mendojë për një trajner të ri, pasi Christophe Galtier, do të largohet pas përfundimit të këtij sezoni.
PSG do të përballet me një konkurrencë nga Chelsea, që gjithashtu është lidhur me rikthimin e 60-vjeçarit në Londër. /zoom.al/
Rithemelimi: Tirana Parking, tendera korruptivë dhe pronë e burrit të zyrtares së “Lali Djegësit”!