Aplikacion
Ata akuzohen për shpërdorim detyre faslisfikim dokumentash dhe pastrim produktesh të veprës penale.
Gjykata ka pranuar kerkesat e personave të marrë të pandehur për tu gjykuar me gjykim të shkurtuar.
Kujtojmë se më herët ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, u dënua me vendim të formës së prerë me 3 vite burg për shpërdorim të detyrës dhe tjetërsim të pronave tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin. Fran Frrokaj është hetuar në gjendje të lirë, dhe në shtator të vitit 2020, Shkalla e Parë e dënoi me 4 vite burg, por Apeli i Shkodrës, vendosi t’ia ulë dënimin në 3 vite.
Tjetërsimi i pronave në Lezhë është çështje që prej vitesh i përket drejtësisë kur është bërë dhe goditja më e madhe e SPAK me sekuestrimin e 55 milionë eurove pasuri, të ardhura nga vjedhja e tokës së shtetit.
13 milionë euro pasuri të sekuestruar në korrik i përkasin grupit të Fran Frrokaj dhe 10 të tjerëve, për të cilët SPAK mbylli hetimet, ndërsa 42 milionë euro pasuri të sekuestruara në vitin 2017 i përkasin grupit të vëllait dhe motrës së ish-deputetit Arben Ndoka.
Më 18 korrik 2022, Frrokaj u paraqit në SPAK por nuk pranoi të tregonte arsyen, thjesht u justifikua duke thënë “Kam ardhur për punët e mia”.
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet