zoom

Aktualitet

I mori të dashurën, i riu në Tiranë i vë flakën makinës

Një makinë është djegur gjatë natës në zonën e Alliasit në Tiranë.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Zjarrëvënia dyshohet se është e qëllimshme, dhe se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie.

Pronari i automjetit dyshohet se i ka marrë të dashurën autorit të dyshuar dy ditë më parë.

Në shenjë hakmarrjeje, autori vendosi të kryente këtë akt. Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje për personat e përfshirë në ngjarje e nëse do ketë ndonjë ndalim.