zoom

Bota

Kush shkoi në Mariupol, Putin apo sozia e tij? Fotot ngjallin dyshime

Vizita e fundit e presidentit rus, Vladimir Putin në zonën e Mariupolit, Ukrainë ka ngjallur dyshime jo fort të zakonta.

Me anë të disa fotove, këshilltari i ministrit të Brendshëm në Ukrainë, Anton Gerashchenko shkruan “kush është i vërteti?”.

“Duket se kohët e fundit grimerët e tij (d.m.th. për udhëtimet e fundit të bunkerit në Krimenë e pushtuar dhe Mariupol) duhej të punonin me një kopje mjaft cilësore, madje as një të dyfishtë, por një kopje të saj.  Pyes veten se cili prej tyre ishte i vërtetë”, shkruan ai.

Në foto dallohen qartë  ndryshimet në fizionominë e fytyrës së pushtuesit rus, me disa ditë diferencë nga njëra-tjetra./Zoom.al