Aplikacion
Konsumatorët/Individët: Inflacioni më i lartë do të thotë që para juaj do blejë më pak dhe shpenzimet tuaja do të rriten. Normat më të larta të interesit do të thotë kthime më të larta për kursimet (të mirë për të moshuarit), por kosto më të larta për borxhin (keq për grupet e reja). Si do të përballeni me këto ndryshime? Do të shpenzoni më pak dhe kurseni më shumë ose një kombinim ndryshe?
Bankat: Do të jenë nën presion në rritje, pasi duhet të mbajnë një ekuilibër të brishtë mes maturitetit të bonove të afatgjatë me norma të ulëta dhe rritjes së normave të interesit për depozitat e afërta në kohë. Kreditë mund të jenë më fitimprurëse, por edhe kostot e borxhit më të larta dhe rritje e borxheve të këqija. Inflacioni më i lartë do të thotë që pasuritë dhe detyrimet do zhvlerësohen me kalimin e kohës. A do të diversifikoni portofolin tuaj apo do të rrisni likuiditetin?
Bizneset: Janë aktualisht në skenarin më të keq. Normat më të larta të interesit do të thotë më shumë kosto për financim dhe investime. Inflacioni më i lartë gjithashtu do të thotë më shumë kosto për prodhimin dhe norma të ulta të fitimit. Si do të mbijetoni me këto sfida? A do të inovoni produktet ose shërbimet tuaja apo do të ulni rreziqet dhe investimet?
Kalimi nga çdo gjë e ulët në çdo gjë të lartë mund të jetë i dhimbshëm të navigohet, sidomos tani që është bërë një kohë e gjatë në një ambient krejt tjetër. Por gjithashtu mund të krijojë mundësi për ata që mund të adaptohen shpejt në mjedisin e ri.
Nga Enio Jaço, Presidenti i Dhomës Amerikane në Shqipëri
Ledjona ngacmon Beniadën, e pyet kur ka bërë seks për herë të fundit. Si u përgjigj modelja