Aplikacion
Kjo bazë ishte pronë e ushtrisë shqiptare deri në korrik të viti 2020, ku me një VKM të qeverisë Rama, iu dha me qira një bashkimi kompanish, “Concord Investment” sh.p.k. dhe “Kastrati Group” sh.a., përfaqësuar nga shoqëria “Marina Bay Saranda” shpk, si qiramarrëse.
Bëhet fjalë për 265,000 metër katrorë tokë, në një prej zonave më fitimprurëse të Sarandës, për të ndërtuar një kompleks vilash, hotelesh dhe një port turistik jahtesh për ankorimin e 400 mijë anijeve.
Nga kjo sipërfaqe, sipas VKM-së nr.514, datë 1.7.2020, ndahet në disa parcela, në pronësi të disa ministrive.
Sipas SPAK, “kryerja e investimit në fushën e turizmit, apo dhe ndërtime të tjera nga investitori, mbi pronën 696 (Baza Ndihmëse, Limion), duhet të ndërpritet, për arsye se disponimi lirisht i kësaj prone nga subjektet private, cënon gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës Detare, operacionalitet i cili duhet të vazhdojë të kryhet nga organi kompetent që është Komanda e Forcës Detare, pa ndërhyrje të subjekteve private”.
Ish-Zv.Komandantit të Forcës Detare, Artur Meçollari, e kallëzoi kontratën në SPAK, me argumentin se dhënia me qera është bërë në shkelje të ligjit, pasi kjo bazë është pjesë e Planit të Vendosjes dhe të Përhapjes së ushtrisë, e për këtë arsye do duhej marrë dhe miratimi i Presidentit të Republikës, në cilësinë e Komandatit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
“Pronat në përputhje me ligjin nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe komandimit në FA” konsiderohen si kapacitete operacionale të miratuara nga Presidenti i Republikës në listën e Planit të Përhapjes dhe Vendosjes. Veprimet mbi pronat e Forcave të Armatosura, që konsiderohen kapacitete operacionale, duhet të trajtohen jo vetëm sipas ligjit Nr. 8743, datë 22.2.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, por edhe ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe komandimit në FA” -saktëson Meçollari në padinë e tij.
Por sipërfaqja për të cilën ka bërë kallëzimin Meçollari, ajo e Portit Detar, është vetëm 39 m2, thuajse e papërfillshme nga totali prej 265.229,5 m2.
Nëse në miratimin e kontratës është shkelur ligji, siç pretendon ish-zv.Komandanti i Forcës Detare, SPAK jo vetëm do të duhet të çojë para drejtësisë përgjegjësit dhe të bllokojë shfrytëzimin e 39.000 metra katrorëve të denoncuara, por do të duhet të prishë gjithë kontratën, të ndalojë investimin edhe në pjesët e tjera, duke bërë të mundur që procedurat për koncesionin duhet të nisin nga e para, në përputhje me ligjet në fuqi.
Në të kundërt, ndërhyrja e SPAK për të pezulluar investimin vetëm në sipërfaqen që është pjesë e Planit të Vendosjes dhe të Përhapjes së Ushtrisë, cimenton kontratën për shfrytëzimin e 226,000 m2 të tjera pronë shtetërore, në një prej zonave më të lakmuara të bregdetit të jugut, ndonëse ajo ëshë me shkelje, siç vërtetojnë hetimet e deritanishme të SPAK.
Sipas VKM-së, që i jep të drejtën “Kastratit” dhe “Concord Investment” shfrytëzimin për 35 vjet me 1 euro qira, këto kompani duhet të ndërtonin një bankinë për forcat detare në gjirin e Limionit në Sarandë.
Por nëse SPAK pezullon vetëm pjesën e kontratës për sipërfaqen e Portit të Limionit, vendimi do të sillte më shumë përfitime për “Kastrati Group” dhe “Concord Investment”, pasi kompanitë do të vijonin me investimin në pjesën tjetër, pa ndërtuar bankinën.
Në këtë mënyrë, një vendim i pjesshëm i SPAK dhe Gjykatës së Posaçmve, vetëm sa do t’i favorizonin kompanitë private që po shfrytëzojnë tokën shtetërore për interesat e tyre.
Në kallëzimin e bërë në SPAK, ish-zv.Komandati i Forcës Detare ka ngarkuar me përgjegjësi edhe presidentin e Republikës, Bajram Begajn, emërimi i të cilit në detyrën e kreut të shtetit nga kryeministri Edi Rama, është komentuar në media si i lidhur me kontratën e firmosur për “Kastrati Group” dhe “Concord Investment”, për shkak të miqësive personale që kreu i qeverisë ka me pronarët e këtyre kompanive. /Zoom.al
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet