zoom

Bota

Përplasja e trenave në Greqi/ Paketë e madhe ndihme për familjet e viktimave dhe të plagosurve

Më 28 shkurt, pak para mesnatës, në Greqi u regjistrua një aksident tragjik hekurudhor. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një aksident fatal.

Treni me 341 pasagjerë dhe një ekuipazh prej 13 anëtarësh, u përplas kokë më kokë me një tren mallrash që udhëtonte në drejtim të kundërt.

Ngjarja solli 57 të vdekur mes tyre edhe shtetas me origjinë nga Shqipëria.

Ndërkohë pas ngjarjes tragjike, qeveria greke njoftoi të premten një paketë ndihme për familjarët e viktimave, të plagosurve dhe pasagjerëve të cilët udhëtonin në trenin që u përfshi në aksident.

Familjeve të viktimave do t’u sigurohet një pension mujor prej 1655 Euro, ndërsa borxhet ndaj bankave do fshihen.

Një pjesëtari të familjes së viktimave i jepet e drejta e emërimit në sektorin publik, teksa parashikon për të afërmit e viktimave ndihmë juridike falas, nëse ata e dëshirojnë.

Për të plagosurit, do të mbulohen shpenzimet e shtrimit dhe rehabilitimit në të gjitha strukturat e sektorit publik dhe privat, si dhe shpenzimet e shkuarjes në strukturat rehabilituese jashtë vendit.