zoom

Politikë

Jashtëqitje masive e kombit, kanal i ujërave të zeza/ Rama fyen sërish opozitën në parlament

Ka nisur me tension seanca e sotme plenare ku po diskutohet mocioni me debat i kryeministrit me opozitën referuar implikimit të Ramës në aferën “Mc Gonigal”.

Gjatë fjalës së tij Edi Rama e ka nisur duke sulmuar dhe fyer opozitën madje është justifikuar se akt akuza ndaj ish agjentit të FBI-së, Charles McGonigal , është asgjë më shumë sesa një raportim korrekt i takimeve të zyrtarit amerikan në Tiranë.

“E kam menduar prej kohës, e kam thënë, përpara se të niste kjo zallamahi se s’do e furnizoj më me energjinë time zjarrin e politikë së përplasjes dhe zhurmës. Nuk kam më dëshirë që të armatosem përditë me fjalorin ulës. Janë ca dhe cika që përsërisin vetveten. Fatkeqësisht jam përfshirë me zell dhe me zjarr për ditë dhe për shumë vite në këtë palo luftë. Jam bërë pjesë e asaj mase të errët, erë e keqe dhe ndjellë keqe që i ka errësuar njerëzit e politikës. duke bërë që të mendohet se jemi thjesht një jashtëqitje e kombit e ndarë përgjysmë. Mjaft më se ka shumë gjëra të tjera për të bërë. thërrisni, bërtisni, hidhuni përjetë sa të doni, por s’keni për të pasur më këtë nder. Mbushini mendjen njëri tjetrit se jam fshehur dhe jam tretur. Po të doni mos u shkulni më kurrë nga revolucioni iluzionist, por mua s’do më keni më palë.

Ju jeni në rregull, keni hyrë në vitin e 10 kur me keni mundur çdo vit. Keni mbledhur mbi 120 mijë njerëz mhi 120 herë në Bulevard dhe të themi të gjitha siç janë, më keni mundur në të gjitha zgjedhjet dhe ky vit do jetë humbja më e madhe e të gjitha dekadave. Në 14 maj, ku përveç Tiranës dhe Durrësit e Elbasanit që siç na keni informuar, do merrni dhe Vlorën dhe Uashingtonit. Ndaj ju hap rrugë. Dua t’u them të gjithë shqiptarëve atë që më gërryen brenda meje, që s’kam bërë aq sa duhet kundër mjerimit në politikë, ku gëlon fukarallëku dhe maskarallëku.”, tha Rama.