Aplikacion
Dumani rrëfeu se me kërkesë të Alibejt është bërë vrasja e Emiljano Ramazanit me armë zjarri dhe ajo e Regis Runajt me thikë në verën e vitit 2020.
Më tej ai tregoi se pasi mori porosinë, ka qenë ai personi që ka organizuar dy vrasjet, për të cilat pretendon se është paguar nga Alibej. Sipas tij, për vrasjen angazhoi Skerdi Tasin, ndërsa Henrik Hoxhaj mendohet se ka pasur rolin e shoferit.
Nuredin Dumani dhe miku i tij, Henrik Hoxha, pasi u arrestuan në Fier folën për drejtësinë duke zbërdhyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin.
Pas rrëfimit të tij u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim, e deri tani asnjë nuk është kapur.
Mendohet se të paktën 12 ngjarje kriminale, vrasje dhe atentate të parealizuara janë zbardhur nga dëshmia e tij para prokurorëve të SPAK. Ndërsa së fundmi, Dumani ka folur edhe për ngjarje e vrasje të bëra jashtë territorit të Shqipërisë, ne Belgjikë, Holandë dhe në Itali. Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, por edhe me Hoxhajn, i cili u arrestua në të njëjtën natë më të./ Zoom.al