Aplikacion
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa rrjeta e Rudiger u anulua për shkak se kishte ekzistuar një ndërhyrje e palejuar në proces.
Në pjesën e dytë ndryshoi muzika, me Real Madridi, që e nisi në sulm.
Asensio realizoi një gol të jashtëzakonshëm në minutën e 52-të duke zhbllokuar ndeshjen.
Vetëm dy minuta më pas, Vinicius dyfishoi epërsinë e vendasve. Në të dy golat, sulmuesi Karim Benzema bëri “kamarierin”, duke shërbyer me asist..
Në minutën e 72-të, Valencia mbeti me 10 lojtarë, pasi Gabriel Paulista mori karton të kuq.
Me këtë sukses Real Madridi shkon në kuotën e 45 pikëve në vendin e dytë në klasifikim, pesë më pak se Barcelona kryesuese.
Ndërkohë, Valencia mbetet e 14-ta me
20 pikë të grumbulluara deri më tani. /zoom.al/