zoom

Aktualitet

Fjalët prekëse të babait pasi varrosi të birin e vrarë nga “Kobra”: S’mund ta besoj se kemi……

Të afërmit dhe shokët i dhanë lamtumirën e fundit 31-vjeçarit Visart Cengut, i cili u vra me pistoletë nga Dibran Hoxhaj, i njohur me nofkën “Kobra”, në Prizren.

Një prej tyre publikoi në internet fjalën e mbajtur nga babai i viktimës. “Ne kishim një armik të përbashkët, Serbinë, të cilës bashkërisht ia drejtuam pushkën dhe kurrë nuk besoja se kemi plumba për shqiptarë”, citohet të ketë thënë Behar Cengu.

foto galeri

Visar Cengu kishte ardhur nga Franca për të festuar vitin e ri në familje. Ai po festonte me dy shokët e tij, Arben Basha e Rufgen Shehu në lokalin “Kobra City” në pronësi të Dibran Hoxhajt, një person me 16 precedentë kriminalë.

Kur ka ardhur fatura, të rinjtë nga Kukësi e kanë kundërshtuar. Ata duhet të paguanin 400 euro për tre birra që kishin porositur. Kanë kërkuar llogari nga kamarieri dhe kanë refuzuar të paguajnë shumën. Por në kundërpërgjigje kanë marrë grushta e fyerje nga Dibran Hoxhaj dhe miqtë e tij.

Konflikti ka vijuar edhe jashtë lokalit. Cungu ka hyrë në makinë bashkë me shokët e tij për t’u larguar kur Dibran Hoxhaj ka nisur t’i qëllojë me pistoletë. Një nga plumbat i ka marrë jetën në vend 31 -vjeçarit të ulur në sediljen e pasme, ndërsa la të plagosur mikun e tij Rufgen Shehu, që ishte ulur në vendin e parë.

Dibran Hoxhaj u arrestua së bashku me vëllain e tij nga nëna dhe 4 persona të tjerë. Gjykata e Prizrenit i la në burg, ndërsa institucionet e drejtësisë kanë nisur një hetim se si ai ka mundur t’i shpëtojë drejtësisë edhe pse ka pasur precedentë të shumtë kriminalë. /Zoom.al