Aplikacion
Dervishaj kishte apeluar masën e GJKKO duke kërkuar ndryshimin e saj, kërkesë që u rrëzua këtë të enjte në Apel.
Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfundoi disa javë më parë hetimet në lidhje me megaaferën e djegësit të Fierit, dhe dërgoi në gjykatë dosjen e me 21 të pandehur, mes tyre Lefter Kokën, ish-deputetin Alqi Bllako, Arben Dervishaj.
Organi i akuzës specifikon skemën e abuzimit dhe veprat penale për emrat e përfshirë, mes të cilëve rezulton edhe Klodian Zoto, Arjola Kodra dhe italiani Giuseppe Ciaffaglione, dy të fundit ish-administrator të djegësit të Tiranës.