zoom

Aktualitet

Reagon policia: Si u vra Edmond Papa me disa plumba

Edmond Papaj, që qëllua në ambientet e një lokali në Selitë, humbi jetën në spitalin e Traumës.
49-vjeçari u qëllua brenda një lokali në zonën e Komunës së Parisit”.

Policia ka nisur kërkimet për atutorin e kësaj vrasje, por ende nuk ka asnjë gjurmë të tij.

NGJARJA

Policia tha se krimi ndodhi rreth orës 16.30, në rrugën ‘Fadil Bodinaku’.

“Në lokalin në pronësi të shtetasit V.Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin E.P.,  49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital”, thuhet në një njoftim paraprak të policisë së Tiranës lidhur me ngjarjen.

Zoom.al mëson se autori i shkoi nga pas viktimës dhe e qëlloi sapo ai po hynte në lokal.
Vrasësi, që mbante një kapuç në kokë për të mos u identifikuar, u largua më pas nëpër rrugica.

Ai zbrazi ndaj viktimës të gjithë karikatorin e pistoletës, plot 6 plumba.

Policia po heton mbi të shkuarën e viktimës në përpjekje për të zbuluar autorin, që dyshohet se mund të jetë vrasës me pagesë. /Zoom.al