zoom

Aktualitet

“Krymi” i Elbasanit ndiqte shënjestrat me dron, çfarë ka zbuluar SPAK për Erjon Alibejn?

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar ditën e sotme për ekspertizë 3 dronë, të cilët dyshohet se janë përdorur nga Erion Alibej, për të vëzhguar “shënjestrat e tij”.

Mësohet se dronët janë gjetur në banesën e Erjon Alibejt (i njohur si Krymi), së bashku me dy hard-disqe, të cilët dyshohet se përmbajnë pamjet filmime të filmuara nga Alibej.

Ekspertiza e këtyre mjeteve teknologjike pritet të zbardhë më shumë rreth vrasjeve ku Alibej, por edhe bashkëpunëtorët e tij, Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani, kanë qenë të përfshirë.

Po ashtu, po ekzaminohen edhe telefonat e këtyre dy të fundit, që dyshohet se ishin kontraktuar për vrarë disa persona në qytetin e Elbasanit, si nga Alibej, po ashtu edhe nga kundërshtarët.

Hetimi i SPAK për ekzaminimin e aparaturave teknologjike, është shtrirë nga viti 2019, vit kur më 29 dhjetor u vra i vëllai i Erjonit, Endrit Alibeaj bashkë me dajën e tij, Arben Dylgjerin dhe mikun turk, Erdal Durunay.

Hetimet për këtë çështje janë shtyrë deri në Maj 2023, ndërsa gjatë muajit që lamë pas, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë marrë në pyetje 8 persona, mes të cilëve të afërmit e viktimës Andi Zylyfi. Në pyetje janë marrë edhe Filip Gjeloshi, Agim Gjini, Agron dhe Petrit Qoli, këta të fundit kanë dhënë shpjegime për vrasjen e Ervis Dedës dhe nënës së tij, Fatmira Deda në Durrës. SPAK gjatë kësaj kohe ka pyetur dhe Xh. Liçin, B. Deda dhe Sh. Subashi, të cilët kanë dhënë shpjegime të cilësinë e personit që kanë dijeni për ngjarje kriminale, por nuk dihet ende se për çfarë janë marrë në pyetje dhe nëse ndaj tyre do të ngrihet ndonjë akuzë.