Aplikacion
Kate shtoi se ishte e mrekullueshme të gjendeshe nën ujë për një periudhë aq të gjatë kohore, edhe pse e dinte se sa e rrezikshme mund të rezultonte e gjitha kjo, pasi kishte mësuar të zhytej posaçërisht për rolin e saj në film.
“Ju nuk mund të mendoni për asgjë, nuk mund të bëni lista apo krijoni mendime në kokën tuaj, thjesht shihni flluska poshtë jush … Fjalët e mia të para pas daljes nga uji ishin: A kam vdekur?”
Artistja sqaroi se zhytjen e mësoi me ndihmën e bashkëshortit të saj, Ned Rocknroll, i cili u tregua tepër i duruar dhe bashkëpunues.
Më herët, në një intervistë për “The Hollywood Reporter”, Kate tregoi:
“Unë duhej të mësoja se si të zhyhesha lirshëm për të luajtur rolin tim në filmin “Avatar” dhe kjo ishte thjesht e pabesueshme. Qëndrova në ujë për shtatë minuta dhe 14 sekonda, çmenduri”.
Kështu aktorja theu rekordin e Tom Cruises-s sa i takon filmimit nën ujë, ku ky i fundi qëndroi 6 minuta për Mission: Impossible — Rogue Nation.
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë