zoom

Politikë

Protesta masive në mbrojtje të Portit të Durrësit/ Berisha tregon skenarët

Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se do të ketë protesta masive edhe për Portin e Durrësit, ndërsa tha se nuk do të lejojë që kjo pronë t’u grabitet qytetarëve.

“Pyetja juaj është e drejtë dhe ajo do të ndodh dhe ajo do të jetë e fuqishme. Durrësin nuk do mund ta dorëzojmë kurrë. Porti i Durrësit ka qenë krenari kombëtare, ka qenë porta, nga e cila Shqipëria është lidhur me perëndimin dhe anasjelltas, ata që synojnë të shndërrojnë në pronë personale nuk do ta arrijnë kurrë projektin e tyre ogurzi”, tha Berisha.

Berisha u ndal edhe dje te miratimi i marrëveshjes së Portit të Durrësit, ku tha se çdo gjë ndodhi në errësirë, teksa shtoi se kushdo që investon te porti i ri është bashkëpunëtor në krim.