zoom

Aktualitet

U arrestua për inceneratorët, Duka i lë vendin bosh në stadium ish-asistentit të tij

Zëvendëspresidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj u arrestua pak ditë më parë për çështjen e inceneratorëve.

Dervishaj njihet si krahu i djathtë i Armand Dukës, i cili së fundmi i ka lënë vendin bosh në stadium asistentit të tij, i cili ra në rrjetën e SPAK-ut. Lexoni më poshtë statusin e gazetarit Elton Qyno:

Karrigia bosh…

Don “Duka”, i Federatës Shqiptare të Futbollit i la vendin bosh asistit të tij, Arben Dervishaj, me shpresën se ai do mund të dilte nga kthetrat e SPAK dhe do vinte të shikonte përballjen miqësore Shqipëri-Itali.

Por ëhë, nuk doli që nuk doli silueta e Benit. Karrigia në tribunën super VIP, kështu bosh ngeci deri në fund të lojës.

Mungesa e Dervishaj dhe karrigia bosh, ra në sy edhe të italianëve,të cilët shpresuan ti jepnin dorën supervizorit të punimeve në inceneratorin e Fierit.

Nuk është në qarkullim as Klodian Zoto, apo Rel Mërtiri, që ti paguajë ata gjyqtarët dhe prokurorët e SPAK, për lirimin vetëm 90 minuta të Dervishaj me qëllim për tu ulur në atë karrige bosh dhe parë ndeshjen.

Nuk meret vesh kjo punë jo…

U planifikua të ishte të Mërkurën përkrah “Don Dukës” dhe presidentit të kombëtares Italiane, por pikërisht atë ditë e përpiu kuçedra e SPAK-ut.