Aplikacion
Në konferencën e sotme me gazetarët, Berisha theksoi se kryeministri mashtron publikisht kur e cilëson investitorin Alabbar si “transformues” të Zagrebit, pasi projekti “Manhatan” është flakur dy vite më parë nga qytetarët atje.
Sali Berisha: Çdo hap që bëhet, me qëllimin e vetëm për të mbrojtur Ramën nga krimi që ka kryer. Inceneratorët janë sipërmarrje direkte e tij, Ahmetaj, Veliajt, Kokës dhe Engjëll Agaçit. Janë, sepse Rama për të mbushur thasët me euro, për të përvetësuar bashkë me grupin e tij mafioz, pranoi të firmosë në kundërshtim me ligjet e vendit, në kundërshtim flagrant me qëndrimin e AKP-së që thotë me shkresë të veçantë se procedura Negociatë e mbyllur nuk ekziston në ligjin shqiptar, por vetëm në kodet e mafias. Pavarësisht shkresës babëzia për para, e shtynë kryeministrin e vendit të firmosë pam pam e fap fap.
Përveç firmës anti ligjore që Rama vendosi për ndërmarrjen e tij ai vendosi të fusë duart e zeza në fondin rezervë të Këshillit të ministrave dhe t’i transferojë në ministrinë e mjedisit për Inceneratorët në një kohë që ajo s kishte asnjë qindarkë. Ky nen po ua lexoj dhe njëherë, pamundësia e heqjes dorë nga kontrata, nuk është e mundur tërheqja e palëve, kanë dështuar palët për të përmbushur detyrimet, nuk interpretohet heqja dorë, vetëm hajdut si ai mund të firmosë një kontratë të tillë. Më mirë të veprojë SKAP-i se t’i bëhet gjyqi publik, është i pashmangshëm. Ai ka firmosur një bonus të një sipërmarrjeje që nuk ekzistonte në tokë, i kapur përfundimisht si drejtues i organizatës kriminale vazhdon dhe me afera të tjera shumë më të mëdha. Kështu për ti lënë në harresë njëra pas tjetrës. Jam këtu për të përshëndetur qytetarët e Zagrebit që hodhën në plehra një kompani nga më të errëtat, e cila e lidhur dhe me vëllezërit Karriq, Lukashenko, Vuçiçi. “Eagle Hill” Rama e paraqiste sikur do ndërtonte Manhatanin e Zagrebit, po mashtron publikisht nga babëzia për Portin e Durrësit. Ajo histori është mbyllur dy vite më parë, është flakur! Kreu i bashkisë Zagreb kishte hapur garë sepse nuk e kishte për vete, Rama s’hap garë. Të gjitha këto e bëjnë situatën në vend eksplozive, shqiptarët nuk mund të rrinë duarkryq para këtyre akteve qe tejkalojnë ccdo imagjinatë të vjedhjes së pasurisë publike.
Nën masë nga Spak në dosjen Veliaj/ Biznesmeni Gentian Sula merr masa për kompaninë e tij