zoom

Aktualitet

Rama mashtroi me “Manhatanin e Zagrebit”, projekti kroat i Alabbar u anulua në 2020

Kryeministri Edi Rama u përpoq sërish sot në mbrëmje të mbrojë projektin e Portit të Durrësit dhe kompaninë e Alabbar.

Për këtë ai solli në vëmendje se, e njëjta kompani ishte duke ndërtuar një tjetër projekt ambicioz.

Bëhet fjalë për projektin e “Manhatanit të Zagrebit”.

Në fakt Rama duket në përpjekje për të “vendosur vetullat, ka nxjerrë sytë”.

Kjo pasi në të vërtetë “Eagle Hills”, kompania e Muhammed El Alabbar, jo vetëm që nuk ka qenë e mirëpritur në Zagreb, ashtu sic deklaron Rama, por projekti që ajo ka dashur të ndërtojë është anuluar në vitin 2020.

Kjo pas protestave të vazhdueshme të qytetarëve, dhe oponencës së fortë të mediave dhe opozitës kroate.

Ajo që raportojnë media kroate në vitin 2020 duket se është identike me atë që ndodh sot edhe në Shqipëri.

Ato raportojnë se kryebashkiaku i Zagrebit mbajti për 7 muaj të fshehtë projektin për t’i dhënë një kompanie private më shumë se një milion metra katror tokë të vlefshme të qytetit brenda Qendrës së Panairit të Zagrebit dhe hipodromit.

Ashtu sic po bën edhe qeveria në Shqipëri, e cila vijon të mbajë të fshehtë projektin e Portit të Durrësit.

Por kjo i kushtoi më pas kryebashkikut të Zagrebit edhe postin, pasi qytetarët e rrëzuan me votë.