Aplikacion
Diplomatja e lartë amerikan është pritur në Tiranë nga ambasadorja e SHBA-vë në Shqipëri, Yuri Kim.
Ambasadorja Kim e ka shoqëruar atë në kryeqytet, duke i prezantuar Tiranën.
Në një reagim në rrjetet sociale, Linda Thomas-Greenfield shkruan se Shqipëria është aleat i palëkundur dhe një partner në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
“Çfarë kënaqësie të vizitosh sheshin Skënderbej, që mban emrin e heroit kombëtar të Shqipërisë. Faleminderit për pritjen e ngrohtë në Tiranë Yuri Kim. Shqipëria është një aleat i palëkundur dhe një partner kritik në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, veçanërisht përballë luftës brutale të Rusisë në Ukrainë”, shkruan ambasadorja e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit.