zoom

Aktualitet

Kapet sërish kokainë në portin e Durrësit, ka ardhur nga Ekuadori

Një sasi lënde narkotike e llojit kokainë që vinte nga Ekuadori është gjetur sot në portin e Durrësit.

Burime bëjnë me dije se lënda narkotike është gjetur e pa paketuar dhe sasia pretendohet të jetë rreth 30 kilogramë. Qentë antidrogë dyshohet të kenë zbuluar sasinë e lëndës narkotikë ndërsa është duke u kontrolluar i gjithë kontenieri ku u gjet kjo e fundit.

Ndërkohë policia nuk ka bërë akoma një njoftim zyrtar lidhur me këtë ngjarje.