Aplikacion
Janë gjithsej 818 318.98 m2 ose 81.8 hektarë tokë që do të përdoren për të ndërtuar kompleksin e hoteleve banesave dhe kalatat e portit të jahteve.
Në shpjegimet e dhëna në vendimin e qeverisë dhe të pasqyruar të premten në fletoren zyrtare në disa raste bëhet fjalë për tokat ranore që sipas hartave janë krijuar nga depozitimet e detit.
Ndërkohë bashkë me këtë vendim është zgjeruar edhe sipërfaqja totale e ndërtimeve që shkon në 61 450 metra katrorë rreth 7 mijë metra më shumë se sa ishte në vendimin e parë të miratimit të këtij projekti edhe nga entet si Këshilli Kombëtar i Territorit.
Në fillim të vitit të kaluar kësaj kompanie iu falën 209 prona me një sipërfaqe prej 80.9 hektarë tokë. Ato u tha se do të përdoreshin për investimin 2 miliardë dollarësh për projektin e Durrës Yacht & Marina.
Ndërkohë që është ndryshuar edhe emri i kompanisë investitore nga “Symphony Real Estate Development” sh.p.k. që ishte më herët, e cila ka kaluar tek “Eagle Hills Real Estate Development” sh.p.k sipas një transaksioni të regjistruar kohë më parë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Projekti i Marinës së Durrësit është klasifikuar si investim strategjik duke përfituar pronën për të kryer investimin përmes një marrëveshjeje me qeverinë, por mbetet ende e paqartë se cili do të jetë fitimi real i shtetit në këtë marrëdhënie.
Prej vitit 2020 u fol për këtë projekt dhe në 2021 u prezantua kompania EMAAR, qe do të zbatonte projektin e Durrësit. Nga ajo kohë kanë nisur një seri ndryshimesh ligjore dhe emrash të investitorëve duke e rritur tymnajën rreth projektit.
I vetmi fakt i sigurt është se 81.8 hektarë tokë shtetërore dhe private i është falur investitorit.
Akuza se u vendos në shërbim të Suel Çelës, Artan Hoxha: S’kam bashkëpunuar me organizata kriminale