zoom

Politikë

Gjuhë denigruese, sharje dhe ofendime! Këto janë sherret më të bujshme në Kuvend ndër vite

Kuvendi i Shqipërisë, si institucioni më i lartë i shtetit, duhet të shërbejë si vend ku promovohen vlerat e demokracisë, të drejtat e njeriut dhe barazia gjinore, e jo të shndërrohet në arenë ku përplasjet dhe fyerjet janë pjesë e pandashme e fjalës së deputetëve.

Duket në fakt si një situatë që nuk ndryshon, sherre, gjuhë denigruese dhe mungesë respekti ndaj fjalës së lirë. Por le të kujtojmë sherret më të bujshme që janë bërë në Kuvend gjatë këtyre viteve, gjuha e të cilëve na ka çuditur të gjithëve për përfaqësuesit tanë më të lartë.

Edi Paloka-Saimir Tahiri

Në vitin 2010, Komisioni i Ligjeve po diskutonte lidhur me lojrat e fatit. Teksa deputeti i opozitës socialiste Saimir Tahiri, fliste për bossë droge të lidhur me ekzekutivin që pastronin paratë e krimit, kishte ndërhyrje nga maxhoranca. Deputeti Edi Paloka u përfshi në një sherr verbal me Tahirin, duke e kërcënuar disa herë që të dilnin dhe të “sqaroheshin” jashtë.

Edi Paloka: Ku do me dal ti? Të q… robt, o byth q… Hajde ta tregoj unë
Ilir Rusmajli: Bëjmë 5 minuta pushim.
Bashkim Fino: Flisni me këtë gjuhë flisni!
Saimir Tahiri: Ikëm ne se jemi pushim
Bashkim Fino: Lëre tani. O Saimir.

Korrik 2006, Meta-Legisi kundër Topallit

Një sherr që ka hyrë në historinë në Parlamentit shqiptar është ai i LSI-së për anëtarin e KQZ-së. Partia Demokratike, asokohë në maxhorancë nuk pranoi t’i jepte anëtarin e KQZ-së, LSI-së, çka solli një veprim të ashpër të ish-kryeministrit dhe presidentit aktial Ilir Metaqë iu drejtua me fjalë ofenduese kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Por duke mos u ndalur me kaq, Meta tentoi t’i afrohej kërcënueshëm Topallit, por u ndalua nga forcat e Gardës së Republikës. Ndërsa deputeti i LSI-së, Ndre Legisi, u ngjit në podiumin ku qëndrojnë ministrat duke thyer karrige dhe tavolina. Më pas e tërë opozita u irritua, çka solli një sherr masiv që e detyroi mazhorancën të largohej nga salla.

Në maj 2010, “duel” mes Doshit me Strazimirin

Shpërthen përplasja fizike ditën e parë të rikthimit të opozitës në Kuvend pas darkës së Strasburgut mes Kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama. Në seancën plenare të 25 majit, ka pasur një përplasje fizike mes deputetit Gent Strazimiri të Partisë Demokratike dhe Tom Doshit të Partisë Socialiste. Gjithçka nisi kur deputeti i PD-së, Genti Strazimiri, tha në fjalën e tij se “deputetët e PS-së i kishin çuar sms familjes, pasi kishin hyrë në grevë”. Pas kësaj fjale disa deputetë të PS-së reaguan, por Strazimiri e përsëriti.

Në këtë çast deputeti Tom Doshi është ngritur nga vendi i tij duke shkuar drejt foltores, ku i ka kërkuar Strazimirit të mos përmendë familjarët. Në këtë çast situata është acaruar shumë, Doshi tentoi ta godiste deputetin Strazimiri, por ky i fundit u shpëtoi grushteve pasi u rrethua nga punonjësit e Gardës.

Braçe: Mbylle gojën! Shkërdhatë! U bë bytha jote. E dëgjove ti mi
Tom Doshi: Je djali i mirë turp për ty.
Gent Strazmiri: Turp për mu? Unë hera e fundit që flas
Tom Doshi: Se je dhe djalë i mirë, po nuk ka veç palament këtu.
Gent Strazmiri: Kur të dush dhe si të dush
Tom Doshi: Si kur të dush mo?
Erion Braçe: Ej do ta heqësh atë ti mi
Tom Doshi: Të më thotë mua ai kur të dush

Janar 2014, Pjerin Ndreu vs Flamur Noka

Mbledhja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare e datës 29 janar 2014 degradoi në përplasje dhe sharje mes deputetëve Pjerin Ndreu dhe Flamur Noka. Gjatë raportimit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në Kuvend, demokrati Noka e ka quajtur si karagjoz ministrin e Brendshëm, pasi sipas Nokës ai po qeshte para deputetëve. Noka gjatë kohës që po debatonte me ministrin Tahiri iu kthye deputetit Ndreu duke thënë: “Po ik o qërohu se s’merrem me plehra unë, po flas me ministrin”.

Ndërsa socialisti iu drejtua ish- ministrit Noka: Mbaj gojën kur flet me mua…more vesh, legen. Hë, ça bën si garip ti? O k**vë, o legen”. Dy deputetët për t’i dhënë fund betejës synuan të shkëmbenin dhe grushte, por falë gardës nuk mundën. Por sherri vazhdoi verbalisht:

Flamur Noka: Ik se nuk merrem me plehra unë.
Pjerin Ndreu: O ti qurrvec
Flamur Noka: Me kë je t’u fol? Nuk merrem me ty, me nivelin tat. Halabak
Pjerin Ndreu: Ik ore injorant.

Dhuna ndaj Strazimirit

Ish-deputeti democrat Gent Strazimiri është personi që është dhunuar më shumë nga socialistët e Kuvendit. Njëherë nga Arben Ndoka e Pjerin Ndreu dhe një herë tjetër nga Xhemal Qefalia. Ndoka dhe Ndreu rrahën deputetin Strazimiri në korridoret e selisë së Parlamentit, pasi ky i fundit denoncoi në Kuvend të shkuarën kriminale të deputetit Ndoka, i cili rezulton i dënuar në Itali për vepra të rënda penale si pengmarrje dhe shfrytëzim prostitucioni. Pamjet nga një kamera sigurie të cilat u publikuan në media, të cilat tregojnë qartë se Strazimiri qe duke folur në celular kur deputeti Ndoka iu afrua, e përshëndeti me përzemërsi për t’i hequr vëmendjen dhe pastaj e goditi me grushte disa herë në fytyrë.

Ndoka largohet pas kësaj dhe disa deputetë ndërhyjnë për të qetësuar gjakrat. Por pak sekonda më vonë, ndërsa Strazimiri është ende duke parë nga drejtimi ku iku Ndoka, deputeti Ndreu e godet me shpullë në kokë. Ndërsa sherri tjetër u krijua në Komisionin e Ligjeve, teksa asokohe raportonte ministri i Drejtësisë Nasip Naço për funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në seancë të thirrur nga Armando Subashi. Deputeti Strazimiri ironizoi kontrollin që deputetët socialistë po kryejnë në Shërbimin Informativ Shtetëror, duke iu drejtuar minsitrit Naço me pyetjen: “Zakonisht në të tilla raste, kur komisioni i Ligjeve ngarkon Armandon të thërrasë dikë për punë problematike, historia konkludon që caktohet Xhemali me Pirron të venë të bëjnë një inspektim atje , pastaj bëhet një peticion nga masat që të shkarkohet, dhe është shkarkuar, rasti i Zana Xhukës. E shikoni si zgjidhje këtë që të shkojë në KLD Xhemali me Pirron të bëjnë një inspektim pastaj të vijë një flet rrufe nga populli dhe të shkarkohët KLD-ja. është kjo një nga mundësit apo jo?!”, u shpreh Strazimiri.

Por deputeti socialist Xhemal Qefalia, i cili ishte shkëputur për pak moment nga mbledhja për të shkuar në tualet, është njoftuar me telefon që Strazimi e ironizoi në komisionin e Ligjeve. Socialisti Qefalia i ka kërkuar Strazimirit të mos i përmend më emrin, por ai i është përgjigjur me shuplakë ndërsa Qefalia ia ka kthyer me grusht. Pas kësaj kolegu i majtë i Qefalisë, Armando Prenga ka përfunduar duke rrahur me rripin e tij të pantallonave Strazimirin, duke e lënë të shtrirë në tokë.

Sterkaj dhe Prenga kundër Palokës

Në gusht të vitit 2015 deputetët socialistë Paulin Sterkaj dhe Armando Prenga kanë qëlluar në sallën e Kuvendit, deputetin demokrat Edi Paloka. Grushti i dhënë nga Prenga ka sjellë dëme tek syzet e demokratit. Një vit më vonë, situata ndryshon dhe Paloka qëllon në foltoren e Kuvendit, deputetin socialist, Erion Braçe. Po atë vit Paloka qëllon edhe ministrin e Shëndetiësë, Ilir Beqja. Vendi i preferuar? Sërish mbetet foltorja.

Një prej debateve që është bërë hit në rrjet është ai i deputeti socialist Taulant Balla dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Në këtë sherr që turp të thuash ka ndodhur në Kuvend, janë thurur fjalitë epike të Jozefina Topallit: Kape prej zhelesh e nxirreni jashtë! Vagabond!

Taulant Balla: Të nderuar kolegë deputetë një nga arsyet që kryeministri është larguar është se ka dalë emri i vajzës së Sabri Godos për ministre Shëndetësie, i ka plasur sherri në shtëpi se dhe vajza e tij do ë bëhet ministre. E pse jo kryeministre?

Sali Berisha: Jot ëmë dhe hot shoqe çfarë do të bëhet? Jot motër çfarë do të bëhet?

Taulant Balla: Ej mbush ti mo.

Jozefina Topalli: Ulu zoti Balla. Në fakt ky e meriton me e kap prej zhellesh dhe me e nxjerrë për jashtë. Nxirreni jashtë atë zotërinë. Vagadond. Ik andej. Ik! Dil jashtë. Edhe nuk hyn më. I tërhiqni vëmendjen. Ndërpritet seanca. Ai zotëria del jashtë.

Në janar të 2 viteve më parë, në Kuvend ndodhi përplasja e “titanëve”, kryeministrit Edi Rama dhe paraardhësit të tij, Sali Berisha. Të dy kanë shkëmbyer replika të ashpra këtë të enjte në Kuvend, duke nisur nga aludimet për refuzime të vizës amerikane deri tek akuzat me bazë familjen dhe moralin.

Edi Rama: Saliu këtu e nisi fjalën e tij me Amerikën dhe më bëri një pyetje të drejtpërdrejtë për bashkëshorten time. Nuk i jam përgjigjur kurrë, por sot do t’i përgjigjem se kam edhe unë një pyetje për Saliun. Sali “ABI Bank” monitorohet drejtpërdrejtë nga Enti Rregullator i Bankave në SHBA. Nëse bashkëshortja ime do të ishte aksionere, të jesh i sigurt se mua nuk do të më lejonin ta kapërceja më oqeanin. Tani kam unë një pyetje të drejtpërdrejtë për ty. Sali, ti e kapërcen dot oqeanin me dash? Hajde përgjigju. Hajde përgjigju. Me dash? Më bëre një pyetje të drejtpërdrejtë, ta dhashë një përgjigje të drejtpërdrejtë dhe të bëra një pyetje të drejtpërdrejtë. Nëse unë do të isha ai që më përshkuan ti, të jesh i sugirt se unë s’do e kapërceja dot oqeanin, jo më të komunikoja drejtpërdrejtë me Shtëpinë e Bardhë, me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë, se unë s’kam mundësi t’i kërkoj gjë Shtëpisë së Bardhë.

Sali Berisha: Kur unë u largova nga aktiviteti nuk kam bërë dhe kam refuzuar çdo lloj ftese nga kushdo, sepse unë tani përfaqësoj zgjedhës dhe jam person privat. Kam marrë ftesa më shumë se kushdo tjetër dhe çdo dy muaj. U kam bërë të qartë se i kam ndërprerë të gjitha udhëtimet zyrtare. E kam të vendosur që nuk udhëtoj për qëllime zyrtare. Po të më teket, shkoj kur të më teket. Me SHBA kam arritur aty ku nuk mund të arrish ti kurrë. Kanë qenë republikanë, demokratë, i kam respektuar, nuk i kam thënë turpi i qytetërimit tjetrit, si i ke thënë ti Donald Trump dhe më pas jep 20 milionë dollarë për ta takuar. Ke filluar një lojë të madhe në kurriz të shqiptarëve, por nuk do të mbetesh pa marrë përgjigjen që meriton.

Edi Rama: Unë nuk të pyeta a ke marrë ftesa nga SHBA. Nga ana tjetër, duke menduar se si ta japësh përgjigjen, bëre një gabim, the që unë nuk dal më jashtë shteti për arsye pune. Ti merr Mediun dhe shkon në Bundestag dhe s’lë llaf pa thënë për Shqipërinë. Unë nuk e diskutoj që ka njerëz që të ftojnë, unë të pyeta ti me dash, e kalon oqeanin apo jo?

Sali Berisha: Që nesër!

Edi Rama: Nderi e do që unë të jem i dëshiruar, që ti vërtetë ta kalosh oqeanin nëse do, por mënyra se si ti përgjigjesh, më bën të mendoj se ka një problem. Kij kujdes, sepse e mbylle fjalën me një çështje e cila s’kishte lidhje fare me pyetjen time dhe s’kishte lidhje fare me shqetësimin tënd. The që unë i paskam hyrë një loje të rrezikshme, madje më ngatërrove mua me Lulin. Po është Luli që ka paguar para nëpërmjet miqve rusë për të bërë një fotografi. Akuza jote se unë paskam paguar 20 mln dollarë për të takuar Trump, rëndon edhe Presidentin e Amerikës, sepse është i ndaluar të bëjë një gjë të tillë. Ti se ke problem, sepse çdo gjë që të thuash çështja e vizës është përcaktuar. Por po të them një gjë, SHBA-të ti i ke sfiduar disa herë, edhe këtu në këtë foltore, kur i ke quajtur autorët e rrëzimit tënd, këtu bashkë me të ndjerin Bashkim Gazidede dhe të mirënjohurin Bledim Çela. Tani më kujtohen fjalimet tuaja pas zgjedhjes së Trump dhe sa shumë i thërrsnit që të vinte t’ju ndihmonte. Sali, ABI Bank është bankë amerikane, e cila kontrollohet nga Enti Rregullator i Bankave të Amerikës. Dhe po ta përsëris, ti je njeri që je marrë me gratë, je marrë me vajzat, me kalamajt, mbesat, me kë s’je marrë. Ti je njeri që s’ke kanun, ti je njeri që s’ke Kushtetutë, ti je njeri që s’ke ligj, ti je njeri që s’ke moral, por ti gruas time dhe familjes time i ha atë që nuk thuhet.

Sali Berisha: Ti je një copë fundërrinë që u merr shokëve gratë. Ti je një i pafytyrë që i merr gruan shokut. Ti shkel çdo normë dhe çdo moral. Ti je njeriu që s’njeh normë morale, që ke akuzuar babën për përdhunues. Ti je fundërrinë njerëzore, për sa i përket asaj që thua, “ABI Bank” është bankë me fond në Moskë 500 milionë dollarë, në kundërshtim flagrant me ligjet e Shqipërisë është e vetmja bankë offshore. Në bordin e saj ishte, por ta hoqën për leckash zonjën Basha. Edhe një herë thuaj këtu, ke apo jo aksione?

Por situata nuk duket as më e mirë me opozitën e re. Vetëm pak muaj më parë një super sherr u regjistrua mes dy opozitarëve të rinj, Ralf Gjoni dhe Halit Valteri. Dëshmitarë të debatit thanë se Valteri ka fyer me sharje të rënda Ralf Gjonin, e më pas të dy janë kacafytur ulur në vend. Kaq ka mjaftuar për të ndezur debatin, teksa ka ndërhyrë menjëherë Myslym Murrizi, i cili ka nxjerrë jashtë sallës Halit Valterin. Por si nisi sherri mes tyre?

Teksa Gjoni po fliste nga foltorja për fjalimin e Komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelyi, në një moment ka ndërhyrë nga vendi Valteri dhe deputeti tjetër Halil Jakimi. Gjoni nuk e ka duruar dot ndërhyrjen dhe si pasojë i ka përmendur herët që ata kanë folur në Kuvend, dhe më pas i ka kërkuar që të përfundojnë fjalën e tij.

PJESË NGA PËRPLASJA

Gjoni: Çdo gjë që po ndodh sot është lojë, nga Gjykata, komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit ilir Meta. E pres me kërshëri shkarkimin e Presidentit Meta. Jam dakort me ju zoti Ruci se ky institucion duhet të ushtrojë presion mbi institucionet e pavarura. Iku Lu-ja erdhi Kimi, do iki Kimi do vijë Xhimi dhe prapë Qerimi nuk do ketë drejtësi. Ku është Gjykata Kushtetuese, ku është Gjykata e Lartë? Unë shkoj në Komision se kam besuar se do ndeyshonim sistemin. Po vijmë në fund të korrikut dhe nuk po diskutohet për ndryshimin e sistemit. Pse PD kërkon papritur hapje listash, a keni këllqe? *ndërhyrje nga salla Kam të drejtën time. Halil (Jakimi) ti je nga të paktën që ke folur. Të lutem, nuk e kuptoj acarimin tuaj. Halit (Valteri) të lutem! Nuk bëhem pjesë e asnjë loje. Nuk kam hyrë në parlament prej teje. Me lejoni ta përfundoj. Nuk kam dëshirë të bëhem pjesë e asnjë pazari politik. Në emër të procedurave iu kërkoj t’i jepni drejtim. Unë mendoj që sot duhet të bërtasim mjaft me lojra. Nuk mund të ketë ndryshim të sistemit të drejtësisë nëse nuk ka reformim të sistemit politik, i cili fillon me sistemin zgjedhor.

Një situatë e cila nuk ka ndryshuar aspak ndër vite, gjë e cila na e kujtoi kjo përplasje tepër denigruese mes kryetarit të PD-së Sali Berisha dhe ministres Belinda Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku iu është përgjigjur fjalës së Berisës në Kuvend, i cili i tha se “Skavicën duhet ta harrojë dhe se Dibrën mund ta përmbysë vetëm kur të ngrihet Beqir Balluku nga varri”, duke i përmendur gjyshin e zëvendës kryeministres.

Fjala e zv. Ministres Balluku

“Burrë plak që flet për orgjinë. Ne do përqendrohemi tek energjia jo tek dëshirat tuaja seksuale. Ne këtu kemi pasur një aplikim për një park Eulik. Investitorët kanë lidhur kontrata. Sot në Karavasta është parku 140 megavator. Ne bëjmë gara ndërkombëtare.