Aplikacion
”Nuk e kam parë trupin e djalit, Kam qenë gjithë natën jashtë morgut dhe sot dhe nuk më kanë dhënë asnjë lloj shpjegimi”, thote Isai.
Gazetarja: A të kanë kontaktuar autoritetet?
Babai: Cilat autoritete? Ato që e kanë mbytur? Ku ka këtu shtet.
Gazetarja: Të thanë çfarë ka ndodhur?
Babai: Jo s’më dhanë asnjë përgjigje.
Gazetarja: Ku ishte Laerti?
Babai: Në rrugë të zotit ka qenë. Nuk ka qenë asnjë person i rrezikshëm për ta trajtuar në ato lloj formash.
Gazetarja: A ka pasur djali yt probleme shëndetësore?
Babai: Jo asgjë. Djali ka qenë 2 metra si luan.
Ngjarja e rëndë, ndodhur sot pak pas mesnate në Tiranë, ku 32 vjeçari Lear Kurti ndërroi jetë pasi u ndalua nga policia, vijon të jetë e mbushur me mister. Fakti i vetëm është se i riu Kurti, sot nuk jeton më, ndërsa shkaku i vdekjes është ”ping-pong” mes institucioneve. Iu vdiq policëve në duar, apo mjekëve? Spitali i Traumës thotë se 32-vjeçari nuk është ekzaminuar aty. Sapo është konstatuar se ka mbërritur pa puls është përcjellë në morgun e Tiranës.