zoom

Politikë

Murrizi ironizon: Të gjithë në Kuvend do t’i binden Luljetës si qengja

Kryetari i Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel tha se të gjithë deputetët e rinj, do t’i binden Luljeta Bozos në muajin shtator si qengja.

Ai shtoi gjithashtu se kjo gjë do të ndodhë, nëse ata që do të shkojnë në Kuvend e nuk do të kenë vdekur deri në muajin shtator.

“Do t’i shohësh more, në shtator. Ja ke për t’i parë. Të gjithë do t’i binden Luljetës, se ajo është më e madhja në moshë e do drejtojë Kuvendin. “Betohem”, do thonë aty si qingja. Nëse s’kanë vdekur deri atëherë normal. Atë gjë se kam në dorë unë, e ka Zoti”, tha Murrizi.