Aplikacion
Kandidatë fitues janë 600 e pak qytetarë, të cilët do të marrin dhe lajmin e mirë që të shkojnë ne bankat e nivelit të dytë për të parë gjithë elementët dhe normat e interesit.
Në fazën e parë kanë qenë 2419 aplikantë, ne fazën e dytë 1600, të cilët plotësuan dokumentacionin e saktë.
Për shkak se aplikimet për të kërkuar kredi të butë kanë pasur interesim të madh, është vendosur që në fund të këtij viti të bëhet thirrja e re për t’u dhënë mundësi më shumë qytetarëve që të jenë përfitues në bashkëpunim me Ministrinë e Financave.
Rritja e çmimeve të apartamenteve në kryeqytet, por edhe vështirësitë ekonomike që vitin e fundit erdhën si pasojë e ndikimit nga lufta e Ukrainës, kanë qenë shkak që të rritet interesi për kreditë e buta.