zoom

Të gjitha

Shqiptari vret me thikë në gjoks dhe qafë gruan, nënë e 3 fëmijëve

Një krim i rëndë ka ndodhur brenda një famijeje shqiptare në Greqi, mbrëmjen e kaluar.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se një 51-vjeçar me origjinë shqiptare është në kërkim nga Policia.

Shqiptari akuzohet se të dielën pas mesnate ka goditur me thikë bashkëshorten e tij 40-vjeçare.

Kjo e fundit ka ndërruar jetë në spitalin e Zakynthos. Ngjarja ka ndodhur pas një zënke mes çiftit.

Shqiptari ka rrahur rëndë gruan e tij dhe më pas e ka goditur me thikë në gjoks dhe në qafë.

Çifti ka tre fëmijë, dy të mitur dhe djalin e rritur që jeton jashtë Zakynthos.

Gruaja ka ndërruar jetë, ndërsa burri është ende në arrati./ Zoom.al