Aplikacion
“Falenderoj Arben Ahmetajn për kontributin në misionin tonë të përmbushur me një sukses spektakolar për Rindërtimin”, shkroi kryeministri.
Një lëvizje e tillë e beftë solli pikëpyetje të shumta rreth arsyes/ve që e çuan Ramën në këtë vendim. Me po aq mister sa shkarkimi, mbulohet edhe dita në të cilin u zgjodh që ky vendim të bëhej publik.
Mos ishte vallë përzgjedhja e ditës së sotme, ku Shqipëria u zgjua me një President të ri Republike, një mesazh i koduar i Edi Ramës? Çfarë kërkoi të tregonte kryeministri?
Arben Ahmetaj është përfolur si njeriu që mund të ketë dërguar në duart e Ilir Metës dhe LSI-së, dosjen e inceneratorëve.
Duhet thënë se prej kohësh, Rama nuk ka pasur marrëdhënie të mira me Ahmetajn, që kur në media u aludua se ky i fundit kishte nxjerrë shkresat në lidhje me skandalin e bujshëm. Madje u tha që Ahmetaj ishte parë të hynte në Presidencë me një valixhe në dorë.
Propozimi për shkarkim i Ahmetajt rezulton të jetë firmosur nga kryeministri ditën e djeshme, sapo Ilir Meta la zyrën, siç e tregon edhe shkresa e publikuar nga Zoom.al
Largimi i Ahmetajt ishte përfolur disa muaj më parë nga mediat, ndonëse në atë kohë qeveria e mohoi këtë gjë.
Burime nga Partia Socialiste thone se një tjetër shkak është bërë refuzimi i Ahmetajt për të firmosur disa vendime të rëndësishme në qeveri.
Marrëdhëniet mes tij dhe Ramës u dukën se u përmirësuan disa javë më parë, gjatë kohës së inugurimeve të shtëpive të rindërtuara, teksa të dy krerët e qeverisë u shfaqën disa herë së bashku në ceremonitë e përurimit. Por kjo duket se ishte një zgjidhje vetëm për të hedhur poshtë aludimet mediatike.
Po kështu, të tjera burime e lidhin shkarkimin e Ahmetajt edhe me çështjen e inceneratorëve. Zoom.al mëson se emri i tij mund të jetë shumë shpejt objekt i përballjes me drejtësinë për këtë çështje.
Ndaj dhe kreu i qeverisë ka marrë vendimin që ta largojë Ahmetajn sa më parë nga qeveria, në mënyrë që ballafaqimi i tij më drejtësinë të mos bëhet duke qenë anëtar i qeverisë.
Arben Ahmetaj ka qenë ministër i Finacave gjatë kohës së dhënies së koncensioneve për tre inceneratorët, atë të Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.
Madje emri i tij është përmendur disa herë në media për miqësinë që ai kishte me pronarët e kompanive që kanë fituar koncensionet në fjalë.
Në 2017-ën, Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri i kompanisë koncensionare të inceneratorëve udhëtonin sëbashku, kur makina e tyre u aksidentua në Maqedoni./ Zoom.al
“U bëra gjyshe në burg”/ Familja e shoferit të Ardi Veliut qahet në gjyq: Kemi çati llamarine