zoom

Të gjitha

Loredana dhe Mozzik, sërish bashkë?

“Vera nuk do na gjejë single”. Kjo ishte deklarata e Mozzik që tërhoqi menjëherë vëmendjen e të gjithëve, pasi la të kuptonte se është gati për një lidhje të re apo mos ndoshta, rikthim?

Më herët, ish-partnerja e tij Loredana Zefi, u shpreh se nuk ka asnjë kontakt me reperin e njohur dhe u përfol për një lidhje me reperin gjerman, Raheem Heid, i njohur me emrin e artit “Reezy”.

Por mesa duket, gjërat s’janë fort siç duket. Kjo pasi ish-çifti përflitet për një ribashkim, për të disatën herë. Ndonëse dyshja e ka mohuar kategorikisht këtë gjë, një detaj së fundmi ka ngjallur dyshime mbi raportin e tyre.

Faqja në Instagram, “Vipat e Bllokut” ka publikuar një foto, shkëputur nga postimet e reperëve në fjalë, ku ata shfaqen në të njëjtën makinë.


Loredana dhe Mozzik u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit 2018, duke mirëpritur në jetë vajzën e tyre./ Zoom.al