Aplikacion
Postimi i Elton Qynos:
90-vjeçari pronari i kompanisë “Lumi 06” dhe “Sopotonia”, rezulton të jetë kushëriri i ish-ministrit të Energjitikës, Damian Gjiknurit, njëherësh koordinatorit politik të PS në Elbasan.
Thanasi është nga fshati Kudhës i Vlorës, por prej vitesh është dislokuar në një apartament në katin e 3 të një pallati 5-katësh në lagjen e “Brakës”.
Edhe pse zotëron kompani miliona euro dhe të implikuara në inceneratorin e Tiranës, bosi i “Brakës” dhe kushëriri i Damian Gjiknurit kujdeset për modestinë, duke jetuar në një apartament të vogël 2+1 të ndërtuar me punë vullnetare në një pallat 5-katësh.
Ose druaj se Thanasi është vertet një pensionist si gjithë të tjerët që jetojnë në modestinë e skajshme, dhe manovrat me pagesat e parave të inceneratorëve, i kanë bërë kushërinjtë e tij bombera në Këshillin e Ministrave.
Mbrëmjen e djeshme, ish -kryeministri Sali Berisha ngriti shqetësimin se pas zbulimit të detajeve të reja të këtij skandali, jeta e dëshmitarëve është në rrezik.
“Ky zotëria që ka 30 mln euro thuhet se është kushëri i Damian Gjiknurit. Atë duhet ta mbrojnë nga Gjiknuri tashmë. Edhe zonja, kanë shkuar televizionet dhe nuk e kanë gjetur. E paralajmëroj Edi Ramën se gjëja më e vogël t’u ndodhë këtyre dy të moshuarve, do përgjigjet personalisht. Të mos mendojë se duke zhdukur dëshmitarët mund të zhdukë gjurmë të krimit të tij të tmerrshëm. Janë të faktuara, prano gjyqin e shoqërisë shqiptare”, tha Berisha.
Më herët LSI denoncoi se në emër të të moshuarit, Thanas Çani dhe 90-vjeçares Haxhire Gurakuqi figuronte një biznes me vlerë 30 milionë dollarë në Lezhë.