Aplikacion
https://gorilla.cdnja.co/v/zk/ZKEW3.mp4?token=VVJSWV2DA1LWUeqrcR-01A&expires=1656598462
Në një video të publikuar nga ajo në Instagram, Beatrix shfaqet në rolin e ‘Borëbardhës’ që vjen ta shpëtojë një princ.
“Borëbardha ra në gjumë dhe e vetmja mënyrë që mund ta zgjonte ishte puthja e vërtetë nga princi, por e princit origjinal, jo e princit accc…”, -thuhet në video, ironi ndaj Donaldit.
“Ma shumë se ti” dhe “Vonë” ishin këngët që Beatrix publikoi pas ndarjes nga Donaldi, duke shkaktuar një furtunë në rrjetet sociale. Menjëherë këngët u lidhën me historinë e tyre ku ndjekësit shprehën se në fakt vargjet ishin për ish-partnerin e saj. Pak ditë më parë në një video-live në rrjetet sociale, ajo u shfaq së bashku me Fifin, ku foli në lidhje me këngët e saj. Ajo tha se asnjëra prej tyre nuk është dedikim duke shtuar se ajo as nuk i ka shkruar vetë tekstet e tyre.
Vlen të theksohet se në fakt Beatrix i ka deikuar një këngë Donaldi, gjë që e ka pranuar vetë ajo. Bëhet fjalë për projektin i cili mban titullin “Faj” që e lançoi pas dajes nga formati. Në tekstin e këngës këngëtarja nga Kosova rrëfente paragjykimet që ka marrë./L.K
/Zoom.al
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet