Aplikacion
“Mosnjohja e anatomisë bazike të trupit të gruas, ka sjellë pasoja të mëdha, politike, historike, njerëzore sociale. Virgjëria është konstrukt fetar, social, kulturor por jo shkencor. Virgjëria duke mos ekzistuar nuk përcakton moralin e askujt dhe mbi të gjitha nuk ka pse të ruhet. Nuk ruajmë dot diçka që nuk ekziston. Prandaj Fifi, Dalina, Katerina e çdo grua që e mendon veten si objekt, mjaft rritët stigmën dhe standartet e dyfishta dhe mjaft kontribuat në burgosjen e vajzave dhe grave. Për sa kohë liria e Fifit për të thënë traplliqe, cënon të drejtat e vajzave dhe grave, atëherë nuk është e lirë të flasë. Kë ndodhet kufiri? Te bonsesni dhe etika, te liritë e individit dhe jo skllavërimi i tij ne shek 21.”
I gjithë debati nisi nga një status i Fifit në Instagram e cila shkruante për partnerin e saj Adis Patushin se “M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty”. Gjë që solli shumë reagime e kritika mes të cilave edhe një nga Zhaklin Lekatari e cila është shprehur se u ndje e ‘neveritur’ nga postimi i këngëtares dhe dedikimi që kishte bërë për partnerin e saj.
Pas gjithë bujës, këngëtarja realizoi një video-live në Instagram për të sqaruar gjithë zhurmën e krijuar në rrjet pas deklaratës së saj dhe përplasjen me Zhaklin Lekatarin. Në reagimin e saj këngëtarja u shfaq e përlotur duke thënë se nuk ka asnjë gabim të jetë në lidhje me një burrë të martuar dhe me fëmijë. Sipas Dalinës kjo është mënyra e Fifit për të shprehur dashurinë, dhe nuk ka asgjë të keqe që ta bëjë këtë gjë në Instagram.
“Kur do heqim dorë së marruri me Fifin kur bie në dashuri. Nuk morëm ndonjë mësim nga Big Brother ne kur ishte atje? Lëreni Fifin të shprehet siç do ajo të shprehet dhe të jetë ekspresive. Gjëja që ka thënë Fifi në fakt mendoj unë që poetikisht ka dashur të thoët që ti je kaq i jashtëzakonshëm, kaq i mirë, kaq i mrekullueshëm sa do të doja që të të kisha njohur që ditën e parë, do të doja që të mos kisha kaluar asnjë ekpseriencë me askënd por vetëm me ty. Pra i ka fshirë të gjithë ishat e saj dhe i ka thënë që do të donte të jetë vetëm ai në jetën e saj. Ndonjëherë njerëzit e thonë, shumicën e kohës në krevat, ajo ka dashur ta thotë në Instagram. Ajo kështu ka dashur të shprehet. Mendon që ai është gjithçka dhe bravo çuni sepse ka treguar që ka diçka, dhe ajo do të donte të zhvirgjërohej me të, por çfarë rëndësie ka unë nuk mendoj që është një deklaratë aq e keqe . Pse thotë më fal? Po pse thotë jam psikopatja jote? Hajde analizojmë Fifin tani.”- shprehej Dalina Buzi në videon e saj./L.K
/Zoom.al
Reagon gazetari i përmendur në përgjimet e Suel Çelës me Artan Hoxhën: S’kam përfituar kurrë favore