zoom

Të gjitha

“Nuk jam keq për miq e shok…”/ Tan Brama sqaron sesi qëndron e vërteta me Ilir Shaqirin

Koreografi Tan Brama është së fundmi në qendër të vëmendjes pas zhurmave që ka shkaktuar në rrjet në lidhje me Ilir Shaqirin.  Ai ka qenë i ftuar në “Abc e Pasdites” ku ka folur në lidhje me debatin që pati me Ilirin.

“Më ka ardh në majë të hundës. Unë jam tip i dashur dhe i besoj shumë të tjerëve, i besoj dhe shumë intuitës. Nuk e prisja të ishte aq ironik, se si mi kërkonte gjërat, siç i kam thënë mo. E di pse e nxora? Më shkruajti mesazh, i bëra screenshot dhe thashë ta mbaj, më kishte bërë block. Kjo është parë, dhe kur pashë që çfarë kishte folur në formatet e Top-it dhe Klan-it, kishte hapur ca biseda pa lidhje që unë s’i kisha përmend fare. Unë flas vetëm periudha ca ndodh jashtë, pra mbas Big Brother, jo çfarë kam bërë unë aty, flasim ‘ti s’më ke respektuar mbas Big Brother’. Kurse ky tipi kishte thënë në 21 ditë nuk lidhi dot 21 fjalë, dhe një Nazmie pa lidhje që e pyeste ‘po ça kanë ato duan të rrinë me ty e ti s’ja jep mundësinë’; shiko ca pyetje që ti dali përgjigja po e atij, vetëm Shqipja që i tregoi hakun”, tha Tani.

Por koreografi nuk e la me kaq. Ai tha se nuk është keq për miq e shokë të tillë./L.K

/Zoom.al