zoom

Të gjitha

U akuza se prishi fustanin ikonik të Marilyn Monroe/ Kim Kardashian i vë kapak kësaj çështje

Kim u bë tema kryesore e tapetit të kuq të “Met Gala 2022” pasi humbi gati 20 kilogramë për t’u përshtatur me fustanin ikonik që Monroe veshi në vitin 1962 për t’i kënduar “Happy Birthday” presidentit të atëhershëm John F. Kenedi.

Pati shumë debate nëse ylli i realitetit duhej të ishte lejuar apo jo ta vishte fustanin madje edhe stilisti Bob Mackie e dënoi vendimin. Muzeu i Ripley’s, i cili bleu fustanin në ankand për gati 5 milionë dollarë dhe vazhdon ta shfaqë atë në muze, duke mohuar se fustani ishte dëmtuar gjatë daljes në Met Gala të Kardashian.

Më në fund, ditën e sotme ka folur dhe Kim për të sqaruar të gjitha akuzat e hedhura mbi të në emisionin “Today”. “Vazhdojmë të shohim gjëra të tilla si, ‘fustani është i shkatërruar’… E gjithë kjo nuk është e vërtetë?” u pyet Kim.

“Jo,” u përgjigj Kardashian.“Ripley’s dhe unë kemi punuar së bashku tepër mirë, kishte punonjës të pajisur me doreza që ma veshën fustanin.Unë u paraqita në tapetin e kuq me një mantel dhe pantofla, dhe e vesha fustanin në fund të tapetit, kur ngjita shkallët… Ndoshta e mbajta veshur për 3 minuta ose 4 minuta.”/L.K

/Zoom.al