Aplikacion
Aktorja, e cila luajti personazhin e Monica Geller, ka pohuar se “nuk ndihet sikur seriali ka mbaruar”, mirëpo speciali i vitit 2021 me titull “Friends: The Reunion” do të jetë vazhdimi i fundit i hit serialit komik.
“Nuk më duket sikur ka mbaruar. Por, ne nuk do të bashkohemi më. A mund ta imagjinoni këtë? Do të ishte sikur: “Jemi 80 vjeç dhe do të kthehemi!”, ka deklaruar Cox për Variety.
Courteney ka shpjeguar gjithashtu se sa e afërt është me bashkaktorët, por që për shkak të mungesës së kohës së lirë, ata nuk mund të shihen prej vitesh.
"We're not gonna do another reunion" Courteney Cox tells Faith Hill of the #FriendsReunion. "Can you imagine? We'll be like, 'We're 80, let's go back in!'" https://t.co/fJHh7l8t55 pic.twitter.com/eVK1CHQAg1
— Variety (@Variety) June 17, 2022
Seriali “Friends” u shfaq nga viti 1994 deri në vitin 2004 dhe episodi i fundit u ndoq nga 52.5 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara, që do të thotë se ishte më i shikuari në vitet 2000. Gjithashtu më vonë tërhoqi një numër të madh shikuesish të rinj gjatë ritransmetimit në Netflix./L.K
/Zoom.al