zoom

Politikë

Veliaj kujtohet pas dy ditësh për përmbytjen tek “Pallati me Shigjeta”: Fajin e ka Ilir Meta!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj komentoi përmbytjet pas rreshjeve të shiut që përfshinë para dy ditësh Tiranën.

Ai theksoi se e vetmja pikë problematike mbetet pjesa te “Pallati me Shigjeta”, çka tregon edhe njëherë domosdoshmërinë për ta përfunduar sa më shpejt projektin për zgjatimin e lumit të Lanës deri në Kashar, duke fajësuar ish-presidentin Meta për këtë.

“Sa mirë që sot, e vetmja ‘hinkë’ është ajo te “Pallati me Shigjeta”, për t’i treguar Ilir Metës dhe kujtdo tjetër, që ka penguar deri tani projektin, se na ka ngelur të bëjmë edhe pjesën te “Pallati me Shigjeta”, duke e zgjatur deri në Kashar, siç bëmë nga Materniteti i Ri deri në Shkozë. Ku kemi vënë dorë, gjërat janë bërë më mirë. Ku jemi penguar, thjesht jemi vonuar, por nuk jemi tërhequr”, tha kryebashkiaku i Tiranës.

Gjatë takimit informues me socialistët e Njësisë 4, për procesin zgjedhor të drejtuesve të rinj në Partinë Socialiste, Veliaj tha se falë investimeve të bëra te Bregu i Lumit, i cili deri pak vite më parë përmbyste 4 njësi, nuk doli nga shtrati dhe nuk solli asnjë problem.

“Patëm një javë shirash në Tiranë, por nuk e pashë në asnjë lajm Bregun e Lumit. E patë ju në lajme Bregun e Lumit? Ndërkohë, para ca vitesh mjaftonte një vesë shiu dhe Bregu i Lumit ishte tema kryesore e edicioneve, hapeshin lajmet me xhirime nga Bregu i Lumit.