Aplikacion
Ai thotë se mjeti shpërtheu menjëherë në flakë, duke mos i dhënë asnjë mundësi të riut për të shpëtuar. Pamjet e para, sipas tij, janë kapur fillimisht nga bizneset private aty pranë.
Aleksandër Sadikaj ishte duke lëvizur me automjetin e tij tip “Golf” nga Tirana për në Elbasan dhe makina shpërtheu pak para se të futej në rrethrrotullim.
Fillimisht u raportua se Sadikaj kishte humbur gjymtyrët, por ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra dhe hemoragjisë.
View this post on Instagram
Sadikaj ishte proceduar penalisht më parë për një tentativë vrasje, por nuk ka të dhëna nëse ngjarjet lidhen me njëra tjetrën./Zoom.al