zoom

Të gjitha

“Kapet Tayna me dy burra misteriozë” ?! / Reperja u mbyll gojën fansave

Reperja e njohur Tayna numëron hite si dhe është një ndër artistet më të kërkuara të momentit. Së fundmi, ajo ka qenë në Zvicër, ku edhe mori një vëmendje të madhe.

Reperja u filmua dhe fotografua së fundmi teksa ndodhej në një restorant në Gjenevë me një “mashkull misterioz”. Lajmi qarkulloi kudo në rrjet, e madje shumë media hamendësuan se reperja është në një lidhje.

Por së fundmi ka reaguar Tayna. Reperja ka postuar një foto në Instastory ku shfaqet me Dj Dust dhe me djalin që quhet Agon Rexhaj, i cili është pjesë e ekipit.

Por Tayna nuk e ka lënë me kaq. Në foto, ajo ka lëshuar edhe një ironi ku shkruan: “Kapet Tayna me dy meshkuj misterioz”. “Të gjithë menduan se kanë zbuluar diçka”, shkruan më tej ajo.

Së fundmi, në rubrikën “50 pyetjet” e emisionit Prive, reperja ka rrëfyer se vitin e kaluar ka pasur probleme shëndetësore, mirëpo shtoi se nuk ka pasur ndonjë ngjarje të keqe për fat të mirë.

“Fatmirësisht nuk është se kam pasur ndonjë ngjarje të keqe, kam qenë shumë me fat gjithmonë, por pika më e ulët ishte vitin e kaluar sepse kam pasur probleme personale shëndetësore”, theksoi Tayna./L.K

/Zoom.al