Aplikacion
Pavarësisht se është mjaft aktiv me “kunjat” e tij në Instagram, ish-konkurrenti nuk sqaron asnjëherë se kujt i drejtohen, duke lënë kështu të hapura dyshimet për ndjekësit. Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa Atdheu publikoi një video në Instastory, ku në sfond dëgjohej muzika e reperit S4MM me titullin “Tradhtare.”
Vetëm disa ditë më parë, Atdheu ka zbuluar për publikun nëse do e falte ndonjëherë tradhëtinë në emër të dashurisë. Ai u shpreh se do të vriste veten sesa të kthehej tek personi që e ka tradhtuar. Sipas tij nuk ka arsye pasi personi do e bëjë sërish atë veprim.
Rikujtojmë se ish-konkurrenti ka sqaruar gjithashtu statuset e dyshimta në rrjetet sociale, të cilët ndjekësit i konsideruan si thumbim ndaj “ribashkimit” të Bora Zemanit dhe Donald Veshajt. Më pas ai sqaroi statuset duke konfirmuar se shkrimet e tij nuk kanë lidhje fare me Bora Zemanin.
“Bëhet nami dhe e marrin për persona të tjerë. Po tash unë jam në lidhje unë me dikë tjetër, prandaj e vura një story tjetër shumë më përpara me një bold dhe mua më ka shku mesazhi aty ku dua unë s’më plas fare se çfarë shkruajnë të tjerët. Është Instagrami im, bëj ca të dua. Mesazhi im ka shkuar ku unë kam dashur. S’ka të bëjë fare me Bora Zemanin”– tha ai në “Abc News.”/L.K
/Zoom.al
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet