zoom

Të gjitha

“Kalova traumë…”/ Luana Vjollca ndan për fansat eksperiencën e tmerrshme

Moderatorja Luana Vjollca është rikthyer ndryshe kësaj here në ekran, me një projekt të ri që i ka merituar duartrokitjet e të gjithëve.

Projekti i saj personal “Thuaje” ka si qëllim të ndërgjegjësojë dhe ngrejë zërin për të gjitha gratë që abuzohen, përndiqen, dhunohen apo ngacmohen seksualisht nga meshkujt.

Në këtë hapësirë, moderatorja ka gjetur rastin të tregojë edhe eksperiencën e saj personale. Luana u shpreh se për 15 vite e kanë përndjekur 5 persona, madje la të kuptohej se njëri prej tyre ka tentuar të abuzojë seksualisht.

“Përndjekësit më kanë krijuar një lloj traume që është mos ta kem jetën time të lirë, të dal rrugëve të Tiranës e shoqëruar gjithmonë nga një person që më mbron sepse jam e frikësuar, jam e frikësuar sepse kam pasur 5 raste. 5 raste në 15 vite, njëri prej të cilëve nuk është bërë mediatikisht i njohur sepse askush nuk e ka parë, por mua më ka lënë një shenjë, një plagë sepse ishte përtej asaj që një fans do të bënte. Fatmirësisht Zotit nuk ka ndodhur asgjë, por është tentuar që të më…faleminderit Zotit nuk ndodhi asgjë, kam arritur të shpëtoj paç, të iki, të vrapoj, të iki nga situata por domethënë vetëm kur imagjinoj që ka vajza dhe gra që e përjetojnë këtë është…për mua inspirim se sa të forta janë! Unë kalova në një traumë pa e përjetuar dhe ka njerëz që e përjetojnë, është e tmerrshme, është shpehur moderatorja./L.K

/Zoom.al