zoom

Të gjitha

Zbulohet data e ceremonisë së ardhshme të Oscar

Ceremonia prestigjioze Oscar do të mbahet në mars vitin e ardhshëm. Pas ceremonisë së këtij viti të çmimeve Oscar, ku shuplaka e Will Smithit ndaj Chris Rockit bëri bujë, Oscar do të kthehet më 12 mars dhe do të organizohet në Teatrin Dolby në Hollywood, Kalifornia.

Afati i dorëzimit për kategori të ndryshme do të jetë 15 nëntori këtë vit, me listën që do të publikohet më 21 dhjetor.

Votimi për nominimet më pas do të bëhen në javën nga 12-17 janar. Nominimet për Oscars 2023 do të zbulohen më 24 janar, me votimin final që bëhet në javën para ceremonisë  2-7 mars.

Smith i ra shuplakë Rockut i cili ishte në skenën e ceremonisë së ndarjes së çmimeve këtë mars duke bërë shaka për kokën e rruar të gruas së Smithit. Aktori u përjashtua nga Akademia e Çmimeve Oscar për 10 vjet për shkak të këtij incidenti./L.K

/Zoom.al