zoom

Të gjitha

Jennifer Lopez së shpejti do të risjellë muzikalin e Hirushes “Rodgers & Hammerstein”

Jennifer Lopez po sjell një nga Hirushet më ikonike në ekranin e vogël. JLo do të jetë producentja ekzekutive e një seriali të kufizuar të bazuar në Hirushen e “Rodgers & Hammerstein”, ndërsa krijuesja e “The Baby-Sitters Club”, Rachel Shukert do të përshtatë muzikalin dhe do të shërbejë si drejtuese e shfaqjes.

Hirushja e Rodgers & Hammerstein debutoi në CBS në vitin 1957 dhe është i vetmi muzikor i krijuar nga dyshja, i cili publikohet në televizion.

Me aktoren Julie Andrews, ai u shikua nga rreth 100 milionë njerëz dhe u konsiderua si audienca më e madhe ndonjëherë për një transmetim televiziv në atë kohë.

Filmi është rikrijuar dy herë, së pari në vitin 1965, me Lesley Ann Warren në rolin e Hirushes dhe Stuart Damon në rolin e princit.

Rikrijimi i dytë është ai i vitit 1997, ku ka luajtur aktorja Brandy Norwood në rolin e Hirushes dhe e ndjera Whitney Houston në rolin e Kumbarës së Zanave./L.K

/Zoom.al