Aplikacion
Mbi vëllezërit rëndon akuza për “plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe si pasojë ata rrezikojnë 3-10 vite burg.
Por si ka ndodhur ngjarja?
Ishte data 7 shkurt 2013 kur në afërsi të shkollës së mesme “Mustafa Qemal Ataturku” në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, ku disa të rinj, përfshirë aktorët u përfshinë në sherr dhe për pasojë mbeti i plagosur me mjete të forta Arjan L., banues po në këtë lagje. Zënka mes të rinjve ka ndodhur më 6 shkurt 2013 rreth orës 13:30 Arjani ka qenë pranë shkollës “Mustafa Qemal Ataturku” i shoqëruar nga një tjetër në pritje të të fejuarës së tij e cila ishte nxënëse në këtë shkollë.
Në momentin që vajza ka dalë nga shkolla afër saj ka kaluar një makinë duke xhiruar gomat dhe duke bërë veprime provokuese. Këto skema kanë shqetësuar Arjanin i cili i inatosur ka ndaluar drejtuesin e makinës Romeo Veshaj me të cilin ka debatuar dhe më pas të dy janë larguar.
Pas këtij debati, vëllezërit Veshaj dhe disa persona të tjerë kanë goditur të dëmtuarin me sende të forta në trup duke shkaktuar dëmtime të rënda të shëndetit.