zoom

Të gjitha

“Të ka bo nona me katalog “…/ Atdheu dhe Arjola i rikthehen miqësisë së vjetër ?!

Arjola Demiri dhe Atdhe Xheravina ishin shfaqur shpeshherë në shoqërinë e njëri-tjetrit, por askush nuk e dinte se ata kishin një miqësi të ngushtë prej vitesh.

Kjo e fundit ka publikuar një foto ku shkruan “Shif çfarë femre ka bo nana”.  Dhe mes shumë komenteve ai që ka marrë vëmendje ka qenë Atdheu, i cili shkruan:

“Të ka bo nona me katalog avash avash tu i zgjedh ma të mirat e mundshme për ty”. Duket se ata kanë nisur të ndiqen sërish dhe kanë zgjidhur problemet.

Pak javë më parë u tha se dyshja i ka dhënë fund miqësisë së tyre 6-vjeçare. Madje Atdheu e hoqi Arjolën nga “Instagrami” dhe më pas të njëjtën gjë bëri edhe aktorja./L.K

/Zoom.al