Aplikacion
Gjithashtu lideri i demokratëve kërkoi që Rama të anulojë vendimin për vizat për rusët që të pushojnë në bregdetin shqiptar, teksa një gjë të tillë e kërkoi sot në parlamentin shqiptar edhe vetë presidenti i Ukrainës, Zelensky.
Sali Berisha: “Emocionet të thella. Ukraina po martirizohet për lirinë e Europës dhe botës në një agresion barbar të Vladimir Putinit, i cili theksoj se paraqet sot një monstër me fytyrë njerëzore, një kain, që ka shndërruar kombin e tij në kainër, që ekzeutojnë vëllezër, fëmijët dhe gratë e tyre dhe djegin shtëpitë e tyre. Qëndresa e kombit ukrainas është frymëzim i madh për ata që e duan lirinë, që besojnë te liria dhe vlerat e saj. Padyshim Shqipëria është e rreshtuar në anën e NATO-s, në OKB ka dhënë kontributin e vet, por ajo që më lëndon shumë dhe na turpëroi sot është qëndrimi i dështuar i Ramës gjatë këtyre muajve të këtij agresioni barbar. Në njërën anë votohet për dënimin në KS, por promovohet ideja ruso-serbe e Ballkanit të Hapur, një projekt anti-amerikan, që i hap rrugë influencës ruse në Ballkan. Së dyti ka qenë një vendim absurd ftesa e Ramës për turistët rusë në Shqipëri. Imagjinoni ju, vrasës, përdhunues, kainër, pasi kryejnë masakra të vijnë dhe të dynden në plazhet tona për të marrë veten. Kjo ishte një fyerje e rëndë për shqiptarët. Kjo ishte edhe kërkesa t Zelenskyt. Kërkoj të anulohen vizat për cdo qytetar rus. Kërkoj largimin e ambasadorit rus nga Tirana dhe tërheqjen e ambasadorit shqiptar nga Moska. Zvogëlimin e marrëdhënieve me Rusinë” tha ai./Zoom.al