Aplikacion
Mediat boshnjake kanë publikuar pamjet nga shtëpia e viktimës në Stolac, ku edhe ishte epiqendra e lëkundjeve sizmike. Banorët vendas thonë se një shkëmb i madh u shkëput dhe ra mbi banesën e 28-vjeçares, e cila jetonte me familjen e saj, prindërit dhe motrën.
Sakaq, vendasit janë të frikësuar për goditje të tjera tërmeti dhe se shkëmbinjtë mund të vijojnë të bien.